<

Gëzuar
Vitin e Ri

Dëgjo, nuk kërkoj shumë,
dorën tënde vetëm, t'a mbaj
si një bretkosë të vogël që fle e kënaqur,
Më duhet dera që më dhe,
për të ardhur në botën tënde, ajo copëz e vogël
sheqeri të gjelbër, e një unaze lumturie.
S'më jep dot vetëm dorën tënde sot
në fundin e një viti kukuvajkash të ngjirura?
S'mundesh, për arsye teknike. Ndaj
E shtrij në ajër, duke endur në çdo gisht
pjeshkën e mëdhafshtë të pëllëmbës,
dhe nga pas, atë vendin e pemëve blu.
Kështu e marr dhe e mbaj, sikur
kaq shumë nga bota
të varej nga ajo
vazhdimësia e katër stinëve,
këndimi i gjelave, dashuria e njerëzve.

Cortazar, J.