<
Poezi pa numër: Shtëpi
Në këtë shtëpi
mbushur deri në tavan me pagjumësinë time
tek derdhet ligësia
e një udhëtimi të ndërlikuar
kujtoj:
Një barrikadë.
Një bombë artizanale
bërë nga duart e mia, imazhin e të dashurit tim dhe
në kokën time një gjysëm-automatik
si shpengim.
Ju kërkoj të gjithëve falje.
Shiu është shumë i imët për të shuar zjarrin.
Këmbët e mia dhe krahët janë të rëndë.
Pas meje, Santiago digjet
dhe plumbat vërshëllejnë në shikimin e atyre që ishim,
dhimbje paraardhësish që s’mund t’a shkund nga vetja.
Trupi i tij zhduket prej tokës në ajër
Një zemër e spërkatur rrugës më ndjek në disfatë.
Mendoj
për ty dhe
shtëpinë time në flakë,
imazhin e tim eti në gjunjë
duke u lutur për një mrekulli ndërsa
shiu zhduket
para meje.