<
ZOO, ose letra jo për dashurinë

Brirët e drerit do përdoren në betejë, kukuvajka nuk do këndojë në zbrazëti, e librat s’do na shërbejnë.
Sulmi është vdekjeprurës.

Na mbeten veç muret e verdhë ndriçuar nga dielli, librat dhe gjithë kultura njerëzore ndërtuar në rrugën drejt dashurisë... dhe premtimit se do t’jemi të butë.

Dhe nëse është shumë e dhimbshme?

Ngri gjithçka në përmasa kozmike, shtrëngoje zemrën me dhëmbë, shkruaj një libër. 

Ku është ajo që më do?

E shoh në ëndërr dhe e marr për dore, e quaj Lusi, kapitenen sy-bojëqielli të jetës sime, i bie pa ndjenja në këmbë, dhe vuaj pas ëndërrimit. 

V. Shklovsky