<
Përplasje
Një natë vonë u përpoqa të të telefonoja, por telefoni u fik,
Trupi i vinte era formalinë, i zhvidova kapakun
dhe pashë hekurin e ndryshkur plot me krimba,
Kërkova kaçavidën
e hapa: merimangat mbërthyen rrjetat e tyre
te bobinat me tela të bllokuara.
Milingonat aty kishin lënë erën. E shtrëngova, e shkula derisa doli nga
pineskat me suva dhe gjithçka tjetër,
E tërhoqa e fillova të afrohesha
metër për metër drejt lagjes tënde,
duke shtypur farmacitë, kafeteritë, thyer kanalizimet
duke çarë asfaltin, duke shtypur aq fort yjet e qiellit të purpurt, muzg mes shtëpive
e sipër nesh mbeti veç një fjongo drite e shndritshme
pulsim në ajrin e djegur, si rrufe.
Me kordonin e ngatërruar, tani të qelbur, me gomën e gërryer dhe telat e gërvishtur
E tërhoqa, dhe si një indian i shenjtë që mbërthehet mbi ujëra
statuja e Rozetit rrëshqiti drejt milicisë
distriktin e dytë i këshillit popullor
u përplas me ballkonin e zjarrit dhe u zhyt në një dasmë,
por rruga latine ishte duke buzëqeshur, unë tërhoqa kordonin, duke e shtrënguar në krahë dhe
krejt papritur shtëpia jote si tortë me vija të bardha dhe rozë
u shfaq me dritaren tënde në të djathtë të dritares sime
xhamat u përplasën me zhurmë të madhe
dhe befas ishim ballë për ballë
dhe u afruam gjithnjë e më shumë
derisa u përqafuam duke shtrënguar buzët
duke pluhurosur rrobat tona, lëkurën tonë, duke përzier zemrat tona,
duke ngrënë qerpikët tanë, shkëlqimin e syve, brinjëve, gjakut,
duke shtypur shtyllat kurrizore, duke u djegur.
Djegur me një fishkëllimë, si të lyer me benzinë
djegur me akull blu, me tym stalaktitesh
me dyll dredhues, me dhjam verbues
derisa hiri mbuloi tavolinën e studios dhe lavamanin
dhe merimangat shtrinë rrjetat në gjokset tona.
M. Cartarescu