<

Këputa një portokall nga dega që të shijoja Palestinën, por Um Hasani bërtiti: “Jo! Nuk është për të ngrënë, është Palestina.” Më erdhi turp nga vetja dhe e vara degën në murin e sallonit në shtëpinë time, dhe kur erdhe të më vizitoje e pe frutin e mykur, bërtite: "Çfarë është kjo erë?" Të tregova historinë dhe të pashë tek shpërtheje në zemërim.
"Duhet të kishe ngrënë portokallet," më the.
"Por Um Hasani më ndaloi dhe tha se ishin nga atdheu."
"Um Hasani është i marrë" m'u përgjigje. “Duhet të kishe ngrënë portokallet, sepse atdheu është diçka që duhet ta hamë, jo të na hajë. Ne duhet të hamë portokallet e Palestinës, duhet të hamë Palestinën dhe Galilenë.”
Atëherë mendova se kishe të drejtë, por portokallet po prisheshin. Shkove te muri dhe hoqe degën, e unë ta mora nga dora dhe qëndrova i hutuar, duke mos ditur se çfarë të bëja me atë tufë kalbësire.
"Çfarë do të bësh?" pyete.
"Do e varros" thashë.
"Pse ta varrosësh?" pyete.
“Nuk mundem ta hedh, sepse është nga atdheu”.
E more degën dhe e hodhe në plehra.
"Çfarë skandali!" më the “Ç'janë këto besëtytni plakash? Para se ta varësh atdheun në mur, do të ishte më mirë ta rrëzoje murin dhe të ikje. Duhet të hamë çdo portokall të botës dhe të mos kemi frikë, sepse atdheu nuk është portokall. Atdheu jemi ne."

Khoury, E.